Wednesday, December 24, 2025
BallinaVitrina e libritLIRIKAT E POETËVE

LIRIKAT E POETËVE

LIRIKAT E POETËVE
Hëna dhe luledelja i ngjajnë njera tjetrës,
hëna zbukuron qiellin me vello të argjendë,
t’parat shpërthejnë lëndinave lulet e deles,
si sexhade shtrihen fushës së blertë.


Kallzat e grurit si gjerdan i argjendë,
nga flladi lehtë i erës vallëzojnë fushës,
lirikat fletëve në libra valle hedhin!
poetet shetisin botën në krahë të muzës.

.
Lule dardhë e lule mollë,
janë lirikat e poetëve,
me zërin ëmbël bilbilat i këndojnë,
nëpër degët e pemëve!!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT