Wednesday, February 4, 2026
BallinaSportLiverpooli me fitore bindëse ndaj Newcastlet

Liverpooli me fitore bindëse ndaj Newcastlet

Skuadra e Arne Slott ka mposhtur bindshëm Newscastlen e Eddie Howet, 4-1 në Anfield.

Ishin mysafirët që shënuan të parët, por duket se kjo vetëm sa i nxiti “Të kuqtë”.

Pesë minuta pas golit të disavantazhit, dyshja më në formë e Liverpoolit, Florian Wirtz dhe Hugo Ekitike kombinuan për të barazuar shifrat.

E vetëm dy minuta më pas, sërish Ekitike, por kësaj radhe pas një asisti nga Milos Kerkez, përmbysi gjithçka në minutën ’43.

Asistuesi i golit të parë, Wirtz, shënoi për 3-1 në minutën 67-të pas shërbimit të Mohamed Salah.

E për të vulosur fatin e këtij takimi u kujdes mbrojtësi Ibrahima Konate në minutën ’93.

Liverpooli me këtë fitore ngjitet në vendin e 5-të me 39 pikë, 1 më pak se Chelsea në vendin e katërt.

Newcastle nga ana tjetër është në vendin e 10-të me 33 pikë nga 24 xhiro. /Klankosova.tv

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT