Fushat kanë pirë shumë ujë,
Po dridhen bimët nga të ftohtit
.
Rrugëve të lagura eci ngadalë.
Rënduar nga pesha e një viti fatbjerrë.
Nuk e di ku ta shkarkoj ngarkesën
Në vigjilje të një viti të ri enigmatik.
Ndalem para vitrinave marramendëse,
Emigroj larg me fatin tim përdore.
Erë dhjetori është, po mbyllet kalendari.
Gjasa të reja vijnë si një urim.
