Do të bëhem
Erë do të bëhem
Botës t’i bie kryq
Aromën e shpirtit
Asaj t’bashkëngjis
Bletë do të bëhem
Lule n’lule t’bredh
Nektarin të gjithin
N’zgjua ta mbledh
Botës skaj më skaj
N’zemra të trokas
Me melhem shpirti
Të gjithë t’i qeras!
Trazimet e shpirtit
Prej tyre unë t’i heq
N’detin e dhimbjes
T’i tresë pa adresë!
Bota të paqtohet
Paqë do të mbjell
Aromën e shpirtit
Globit t’ia përcjellë
Zgjoi le të plaket
Nga dallga të qartet
Aromë e mirë e tij
Me erën le t’mbartet!
Ah, gati e harrova
Nga zanati i vjetër
Kur njesohet aroma
N’paqe jetojnë bletët.
Në se u mungon atyre
E rritin mbretëreshën
E me dashuri pastaj
E ringrenë ato fortesën.
