Lëndinë e Shpresës
Në Oqeanin e Lotëve,
oh, sa herë u zhyta!
Me dallgët e dhimbjeve,
luftë për mbijetesë…
E n’breg një dorë e zgjatur
më thoshte: -Eja po të pres!
-Eja! Ma jep ti dorën
së bashku ne ta ngjitim
Malin e Mundimeve
Ngadalë. Me hapin e breshkës…
tue pushue gjatë
n’Lëndinën e Shpresës!
Aty ka lule plotë
me aromën e të nesërmes
Janë gjithë ngjyrat e ylberit
me efekt dehës…
Udhëtim drejt Parajsës,
me plagët e të djeshmes!
