Boshnjaku Ermedin Demirovic, sulmuesi 28‑vjeçar i VfB Stuttgart, ka njoftuar se do t’u ofrojë birra falas tifozëve të Stuttgartit, pas kualifikimit të Bosnjës‑Hercegovinës në FIFA Botërorin 2026.Bosnja siguroi vendin në turne duke mposhtur Italinët dhe duke shënuar një nga arritjet më të mëdha në historinë e futbollit të vendi, transmeton GazetaBlic Sport.
Para ndeshjes play‑off, Demirovic premtoi se nëse Bosnja kualifikohej, ai do të paguante pijet për të gjithë tifozët e Stuttgartit në stadium. Pas fitores dramatike, ai konfirmoi për mediat se do ta mbajë këtë premtim, pavarësisht kostos së madhe. “Jam njeri i fjalës, pijet janë nga unë,” deklaroi ai.
Me kapacitetin prej rreth 60,000 tifozë në MHPArena dhe çmimin mesatar të birrës rreth 5 euro, kjo gëzim mund të kushtojë rreth 300,000 euro për sulmuesin boshnjak, një shifër e konsiderueshme, por që Demirovic duket i lumtur ta përballojë si festë për historinë e arritur.
Bosnja do të marrë pjesë në Botërorin e verës, ku do të përballet me Kanadanë, Katarin dhe Zvicrën në Grupin B.
/GazetaBlic Sport/
