Monday, December 29, 2025
BallinaVitrina e libritLola Shehi-KUR FLASIN GJETHET

Lola Shehi-KUR FLASIN GJETHET

KUR FLASIN GJETHET

Në BAR GARDEN, buzë Lanës së përgjumur,
Aty ku flokësh më ngatërrohen kujtimet.
Dhe pse korriku tenton në dyzetë gradë
Qerpikësh më godasin e më flasin gjëmimet.


Më djeg ky vend sa herë rikthehem
Është vendi ku pinim kafen çdo ditë.
Dega e ullirit karshi tavolinës tonë
Më shikon vëngër sikur i janë mbytur gjemitë.


Tërheq karrigen i shkoj më afër
Nis ta josh e ta përkëdhel me sy
Kryeneçja vazhdon buzëvarur
Me sy të lagur, më pyet për Ty.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT