Sunday, April 12, 2026
BallinaVitrina e libritLola Shehi-U BË KOHË

Lola Shehi-U BË KOHË

U bë ca kohë që nuk shkruaj vargje
Dhe gërmat sikur më kanë marrë mëri
Të vras mendimet,
Kërkoj bileta udhëtimi në katër anët e globit
Të gjitha destinacionet përfundojnë tek Ti.

U bë vite që shkruaj letra malli
Asnjë e bekuar përgjigje s’më mbërriti kurrë në derë
Si stacion radarësh, monitoroj netëve trafikun e qiellit
Në trajektore stinësh q’ë s’ndërrohen asnjëherë.

Nuk dua shpirtin ta ngarkoj me mëkate
Duke hamëndësuar ç’po bën,
Ku je,
Me kë je,
Me ylbere ndjesishë, pikturoj miliona buzëqeshje
Dhe e lirë si fllad kalëroj mbi re.

Me krahë prej ëngjëjsh,
Fluturoj e sigurt,
Në adresën,
Atje…!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT