ATY MBETI ËNDËRRA IME…
Aty mbeti ëndërra ime,
nëpër valë…e kolovitur,
në zallishte bër thërrime,
mes puhizash kryengritur…
Fërshëllen…liqen i qetë,
çarqe malesh dallgëzuar,
zhuzhuritë…hiç nuk fletë,
bregut hovin shkumëzuar…
Shpejt pastaj…pulit sytë
flen e zgjohet me përtesë,
tok me kreshtat vet i dytë,
ëndërrës time i sjell ftesë…
Aty mbeti ëndërra ime,
mbyt liqenit në Vjeshtim,
në zallishte bër thërrime,
udhë-ikjesh…plot trishtim…
