Dhe valët shqetësohen,
peng-marra prej stuhisë,
gjuhë-zgjatjesh lartohen,
shkum rërës…prag lirisë…
Pas klithmat nis jehonë,
vallëzuara…mbi syprinë,
ca herët…jo shum vonë,
drithërojnë…e tërshtijnë…
Në kthim…zvarras hequr,
kurbë detesh në mërgatë,
zemëratat për t’i ndrequr,
shpinë-shpresës së gjatë…
Dhe valët shqetësohen,
puhizash…përkëdhelura,
gjuhë-zgjatjesh lartohen,
grack-vorbullash ngelura…
