DIELL I AKULLT NË TRAZIM…
Diell i akullt në trazim,
fshikëllon nota mërzie,
i mavjosur sot qielli im,
në përhumbje nis e bie…
Aurorat resh nguruara,
rreth e qark vallëzojnë,
e si fletë të pashkruara,
faqesh boshe bojëzojnë…
Fjolla-fjolla,fije-këputur,
pa adresë sharm habie,
nga pas era pa u ngutur,
fërshëllimesh gjumit bie…
Diell i akullt në trazim,
dimëron në cak të tijë,
i mavjosur sot qielli im,
ç’dodh më tej ku ta dijë…
