Mbrëmje Dimri në delirë,
brengat territ rrokullisur,
rendur pritja pa mëshirë,
retë në qiell vallen nisur…
Errësira…gjysmë-boshe,
dendësohet dal-ngadalë,
dita lodhur në një qoshe,
sy-pulitur…s’flet një fjalë…
Era shtigjesh kollë-thatë,
fërshëllen…ca rrëmbyer,
shamatane…gjuhë-gjatë,
tutje-t’hu kops’-zbërthyer…
Mbrëmje Dimri në delirë,
heshtje varri, prag stuhie,
rendur pritja pa mëshirë,
shtrojë muzgut Dielli bie…
