Në tjetrën ëndërr më pritë,
mëngjesesh…vesë-kollitur,
heshtjes kujtomë çdo ditë,
i terur…mes reshë papritur…
Derdh lotë mungese valim,
që pellgjesh flluskojnë aty,
mbytjes…mërgo emrin tim,
tek flladi të të çikë ndër sy…
Pas perde qëndresë e kotë,
gisht-thyera…mjergull-holla,
peng-fikurat etur nga motë,
mes ikjes të squllurat njolla…
Në tjetrën ëndërr më pritë,
cep xhamit…si në harresë,
heshtjes kujtomë çdo ditë
trishtimit…dërgomë ftesë…
