Nën shi…kujtimesh,
ombrellë…e heshtur,
gulçim…trishtimesh,
lotojnë…pa u reshtur…
Mes reshë gjëmime,
në kurbë zëmratash,
një shportë harrime,
rrufe…gjuhë-gjatash…
Shtërgatë e brishtë,
nis ngutet…pegjesh,
mbi kreshtë lirishtë,
në thurje…rrengjesh…
Nën shi…kujtimesh,
si varkë rend valësh,
gulçim…trishtimesh,
në trille…lojë fjalësh…
