NËN TINGUJT I MËRGUAR…
Rrezja mollëzat ç’ti puthon,
shtatë-hedhura vogëlushe,
bredhur leshrash zvagëllon,
gjerdan-arti rreth një gushe
…
Pak më tej ca re zverdhuar,
rradhë-radhë në shtegëtim,
dedh vështrimi…i munguar,
nisur muzgu udhë-pakthim
…
Vetull-vjertur humbjes Dielli,
vrrag trishtimi nga pas lënë,
stof i murrmë…i ngjyer qielli,
heshtje varri gjithkund vënë…
Rrezja mollëzat ç’ti puthon,
mes qerpikësh…aty mbetur,
bredhur leshrash zvagëllon,
fort kënaqet zgavrash tretur…
