Tuesday, January 27, 2026
BallinaVitrina e libritLuan Sheshi-PENA VARGUN PO KËRKON...

Luan Sheshi-PENA VARGUN PO KËRKON…

PENA VARGUN PO KËRKON…

Pena vargun po kërkon,
ngjitur fletës…babëzitur,
vargu s’fle…e nuk nxiton,
muzë-ikurën duke pritur


Muza bredhur an e kënd,
muzgun pret që të zbresë,
fshehur-dukur,nuk zë vend,
derdhur bojës…në dënesë…


Boja gishtash në ngulçim,
fryhet,shfryhet zemëruar,
por ku s’është veç faji im,
caqet muza…ç’i ka kaluar…


Pena vargun po kërkon,
muza muzgun diku pret,
vargu s’fle…e nuk nxiton,
numëron gërma e nuk flet…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT