Saturday, December 6, 2025
BallinaVitrina e libritLuan Sheshi -U MEKËN TË MIAT VARGJE

Luan Sheshi -U MEKËN TË MIAT VARGJE

U mekën të miat vargje,
U mekën atje mbi letër,
Në mekje latuan pragje,
Në mekje pajtuan metër…

U matën, edhe u prenë,
Në strofa e në kolona,
Diku harruan një penë,
Lajthitur orëve të vona…

Dhe pena porsi kusare,
Vjedhohej në pafundësi,
Mesnatës s’ndihej fare,
Varg-lidhej në fshehtësi…

U mekën të miat vargje,
U mekën, e hiç s’u tutën,
Në mekje latuan pragje,
Në mekje frerët këputën…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Poem by Robert Frost

Poem by Lewis Carroll

Poem by D.H. Lawrence