TË BRISHTAT LËNDIME…
Të brishtat lëndime,
vesojnë…mugëtirës,
lëngatë…në harrime,
flirtojnë…valë-smirës…
Oazesh të zbrazura,
flen heshtja mëzitur,
kujtimet…pëplasura,
larg-tej…duke pritur…
Përreth hiç-askush,
nga pas tingujt ikur,
djeg malli…si prush,
mbyll gjoksit…i fikur…
Të brishtat lëndime,
coftima…mërgatash,
lëngatë…në harrime,
vallëzojnë…lëngatash…
