Tuesday, January 27, 2026
BallinaVitrina e libritLuan Sheshi-TINGUJ SHIU...

Luan Sheshi-TINGUJ SHIU…

TINGUJ SHIU…

Tinguj shiu…
Currila të gjatë…të gjatë…
Melankolia qasur porsi Veriu…
Ter sytë e fikur nëpër natë…


E avujt hapur territ çuçurijnë…
Litarësh tutje-t’huve çopëtuar…
Vegimet rën pellgjesh ulërijnë…
Rendur delirës…mall i trazuar…


Përtej errësira strukjes flakur…
Prej zhurme hokatare fjetur rri…
Kujtimet piklash cekur,si të plakur…
Zhargone çak e çu-kesh…pa kufi…


Tinguj shiu…
Të harruarat sinfoni dashurie…
Melankolia e qasur,porsi Veriu…
Pre shpirtërash të plagosura bie…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT