TRËNDAFIL PA MË THUAJ…
Trëndafil pa më thuaj,
gonxhen vallë pse shpërtheve,
pse më bën kaq shum të vuaj,
asnjë fjalë nuk më rrëfeve…
Dhe kur vesa të mbuloi,
ti i lagur zë s’lëshove,
gazi buzën ç’ta pushtoi,
zën në faj djersët kullove…
Gjethesh strukur turpëruar,
nusërove nurit mbytur,
bukuria ç’të ka dënuar,
nëpër gjemba kacafytur…
Trëndafil pa më thuaj,
shtatin brishtë pse përkule,
pse më bën kaq shum të vuaj,
sytë përdhe përse i ule..
