UDHË-IKJESH…DALLANDYSHE…
Udhë-ikjesh…dallandyshe,
bisht-gërshërë krahë-hapur,
e nuk kish s’i ndodhë ndryshe,
malli mbytur…muzgjesh plakur…
Pas në heshtje lënë folenë,
ballin…rrudhur…prej mërzie,
shoqe…sfidash…fill-rrufenë,
fati shtigjesh…brengash…bie…
Bulë lotësh…syve rrjedhur,
Vjeshta detesh çarqe ngritur,
tirq trishtimi pendësh bredhur,
zemra ritëm…ndërron papritur…
Udhë-ikjesh…dallandyshe,
qiejtë çan…me krye nga pas,
e nuk kish s’i ndodhë ndryshe,
dhimbja…gjoksit…sa nuk plas…
