Sunday, March 29, 2026
BallinaVitrina e libritLubi H Tota-Do ta zë udhën te kroi!

Lubi H Tota-Do ta zë udhën te kroi!

Do ta zë udhën te kroi,
Kur të dalësh me mbush ujë,
Me qetësi të përkëdheli,
Mos me bo fshatin rrëmujë.


Dorën tëndë prek ngadalë,
Ajo dorë që mba n’jat shtamë
Po për besë do t’them dy fjalë,
Sot po du,udhën me t’zan .


Kur mer udhën ke burimi,
Harron kroi me rrjedh ujë,
Kur hesht ti me kap trishtimi
Unë pa ty jo nuk po muj.


Një grusht ujë nga shtama jote
Do freskoj ngadalë dy sytë.
Një dashni me vlon në zemër,
Dita, ditës po më mbyt.


Do ta zë udhën për besë,
Të them dy fjalë moj zanë mali,
Të kam dhënë fjalë e besë ,
Dhe askush nuk do t’më ndali,


Do të mar me kalë të bardhë
Sikur era në bjeshkët tona,
Nuk na e nal askush dashninë,
Se ajo është veç e jona !

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT