Një grusht lot për ty atdhe,
I derdha kur kalova matanë detit,
Të mjerë më duken vëllezër dhe motra,
Qysh kur morën rrugët e gurbetit..
Një grusht lot lëshova në oqean,
Kur shpinën ty ta ktheva moj nënloke ,
Dhe zemra sot vajton me shumë vikamë,
Për bijtë e tu që jan shpërnda në çdo cep bote…,
Një premtin e bëra mbi varret e të parëve,
Në dheun tim do tretem dhe unë një ditë,
S’e dua hiq, kjo botë është shumë vrastare,
Që mi treti bijtë e vendit vit për vit,…
Një psherëtimë me kaploi shpirtin tim,
Kur shpinën ty ta ktheva o atdhe ,
Si hajvanë pune na trajtuan nëpër botë,
Nuk ka askund si vendi im ku kemi le ,..
Valët e detit lotët mi përpinë,
Por muzë e varg s’mi vodhi dot,
E kërkova botën që për mua ish mëkat,
Dhe shpirtin tim e mbusha plot me lot..
Një thirrje e kam për bijtë e mi,
Për vëllezër e motra nëpër botë,
Po kthehuni ju në vendin tuaj,
Mallkim është emrigrimi është dhe lot .