Wednesday, February 25, 2026
BallinaVitrina e libritLulëzime Malaj-AKUAREL PRANVERE

Lulëzime Malaj-AKUAREL PRANVERE

AKUAREL PRANVERE

Perëndoi koha jote për sivjet,
dimër, s’di pse s’po largohesh?!
Mjaft tund e shkund dëborë,
ik të lutem, ik të çlodhesh!


S’e sheh që ka zbrit’ pranvera,
çastet e fundit po t’fotografon?!
Nga kurorë e bukur e bajames
dëborë e shkrirë po pikon!


Hipur kalit të bardhë të borës,
erë e prilltë vjen kaq e brishtë,
në duar mban një luledele,
që i shkëlqen si unazë në gisht!


Erë e prilltë i hapi portat,
buisën kurorat e pemëve!
Nëpër deg’ kompozuar me lule
zogjtë po japin koncerte!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT