Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritLulëzime Malaj-Dashuria

Lulëzime Malaj-Dashuria

Dashuria

Ka kohë, që s’e ka par’ njeri, dashurinë.
Pyeta disa në rrugë; ngritën supet,
Të tjerë më thanë:- qënke prapa bote,
Do bëj mirë, nga qarkullimi të zhduket!


Zhurmojnë, se ka vdekur dashuria!
Tani ditët venë e vijnë, bardh e zi,
Mbetur kujtim, si negativ i një filmi,
Në një sirtar të vjetër jashtë në shi.


Pa keqardhje e tërhoqën zvarrë,
Në direkët e kohës e kryqëzuan!
Është e vjetër, legjendare – thanë,
Dhe në valutë… e konvertuan!


Duket, se thërret nga lashtësia,
Nxjerr, nga zbulimet arkeologjike;
Statujë pa kokë në një muze
Që endet si hije “helenistike”…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT