Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritLulëzime Malaj-DASHURIA

Lulëzime Malaj-DASHURIA

DASHURIA

Ka kohë që s’e ka par’ njeri dashurinë,
pyeta disa në rrugë; ngritën supet,
të tjerë më thanë:- qënke prapa bote,
do bëj mirë, nga qarkullimi të zhduket!


Zhurmojnë, se ka vdekur dashuria!
Tani ditët venë e vijnë, bardh e zi,
mbetur kujtim, si negativ i një filmi,
në një sirtar të vjetër jashtë në shi.


Pa keqardhje e tërhoqën zvarrë,
në direkët e kohës e kryqëzuan!
Është e vjetër, legjendare – thanë,
dhe në valutë… e konvertuan!


Duket, se thërret nga lashtësia,
nxjerr, nga zbulimet arkeologjike;
statujë pa kokë në një muze
që endet si hije “helenistike”…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT