I fshiva puthjet
M’u përplasën qerpikët nga stuhia,
Dhe shiu, derdhej dhomave kur ti ike,
E përplasa fotografinë që bashk’ kishim
Dalë, sa ajri i ngjethur, kuisi prej frike!
I flaka kujtimet në shportën e harresës,
E ndryshova dhe numrin në telefon,
I fshiva puthjet, krejt përqafimet e tua,
Dhe pëshpërimën: -të dua përgjithmonë!
E ndryshova emailin dhe paswuordin
Që përdornim facebook-un të dy,
Në pazar e lash’ portretin tënd, dhe
Të qeshurën, vështrimin syve të tu, blu!
E përzura ajrin që zgërdhihej dhomave…
Prej parfumit “Versace” që pas kishe lënë,
Po një ditë në rrugë dikush m’ngjasoi me ty,
Befas ktheva kokën dhe zemra u çmend!
