Tuesday, December 30, 2025
BallinaVitrina e libritLulëzime Malaj-KAM PARË HESHTJEN...

Lulëzime Malaj-KAM PARË HESHTJEN…

KAM PARË HESHTJEN…

Kam parë heshtje dramatike me britma,
Derdhur në kanavacë, në një kryevepër!
E kam parë në një shtëpi të braktisur;
Memece dhe maskuar syrin e verbër!


Heshtja ime i ngjet një melodram-e,
Nga të qeshurat, brinjët lidh me shall,
Befas rebelohet, i bie me grusht ajrit,
Dhe duket, sikur më çon në djall!


Ndodh, që heshtja rri tek unë mërzitur,
Lamtumirën më lë, ngritur dorën shtizë!
Por në muzg, kthehet sërish tek unë,
Ka pasaportë, po nuk ka vizë

!
Ajo seç ka ca gjëra të çuditshme, etruske;
Sytë e saj të dashur me kod i deshifroj
Me të qeshurat e saj, ndërtoj mëngjeset
Dhe gjithë botën, ndërtoj!


Unë gëzohem, kur ju shoh kaq të heshtur,
Në heshtje rrin’ dhe yj’t e ndrijn’ një botë,
Kësaj bote të heshtur që lëngon në borë,
I falni dashuri dhe klimë të ngrohtë!


Kam parë heshtje dramatike me britma,
Derdhur në kanavacë, në një kryevepër!
E kam parë në një shtëpi të braktisur;
Memece, dhe maskuar syrin e verbër!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT