Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritLulëzime Malaj-Këpucët e kuqe

Lulëzime Malaj-Këpucët e kuqe

Këpucët e kuqe

Një shi i hollë vjeshte sa kish filluar,
blicat e vetëtimave filmonin atë natë,
burrat kthenin kokën pas këpucëve
të kuqe, të një zonje në bulevard!


S’di si më humbi nga sytë në rrugicë,
po takat u dëgjuan nëpër një shkallë,
ndërsa kaloja poshtë një ballkoni,
ulërimën e saj e dëgjoi një mëhallë!


Si nuk ju tha dora kriminele burrit,
mbuloi në gjak gruan e tij, pa jetë!
Ku ta dinte ajo se ish nata e fundit
dhe s’do i shihte më fëmijët e vet.


Në pellg gjaku notonte trupi i saj,
nga gryka e prerë i rridhte pikë-pikë.
S’do dëgjohet më refreni i takave,
muzgjeve nën neonet plot me dritë!


Agoi. Në vend të simfonisë së tyre
gjëmuan këmbanat lindje e perëndim,
saqë shiu qulli deri në palcë qytetin,
që protestoi përvajshëm në një tubim

!
Eh, këpucët e tua te kuqe, ritmojnë
marshin funebër, të vargut tim!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT