Përbije hidhërimin, mos e mbaj si gur në zemër,
Se fjala e rëndë shpirtin ta shuan ngadalë.
Për hir të Zotit, lëshoje atë errësirë,
Se gjaku i njëjtë s’duhet të ndahet në mall.
Shko foli motrës që po qan në heshtje,
Se loti i saj natën s’të lë me pa gjumë.
Shko foli vëllaut, mos e le në largësi,
Se një gjak ju lidh, një shpirt, një zakon.
Mos e mbaj krenarinë mbi dashurinë,
Se ajo shtëpi pa fjalë po rrënohet ngadalë.
Fjala “më fal” është urë shpëtimi,
Që lidh zemra që jeta i ka ndalë.
Se jeta kalon si era në mal,
E gjaku i familjes s’duhet me u shua.
Për hir të Zotit, kthehu në falje,
Se vetëm pajtimi shpirtin ta ka shërua.
