Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritLuljeta Lubovci-PITET E NANËS

Luljeta Lubovci-PITET E NANËS

Nëna sot po gatuan pite,
për qefin tim në mërgim,
ku erdh te unë me mall
si pranverë që çel n’kopshtin tim.

Duart e saj të lodhura,
valojnë brumin me butësi,
si me i shtri krahët e dashurisë
mbi sofrën e fëmijërisë sime.

Aroma e piteve mbush shtëpinë,
e bashkë me të zemra më qetësohet,
se në çdo kafshatë gjej nanën time,
e në çdo shije — vendlindja më shfaqet.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT