Zemërbrisht
Ëndërroja gjithmonë të bëhem poet
Botën të qëndisja me ndjenja shpirtërore
Por nuk e dija se do të bëhem profet
Për të parandier lëndimet zemërore
.
Oh sa qenka vështirë të jesh shpirtbrishur
Në këtë botë tinxare po dhe mëshirëpake
Larg njerëzve të mirë afër atyre mendjeprishur
Braktisur mënjanë; plasë zemra çmendurake.
Çdo gjë e bukur zë fill në pranverë
Siç lulëbozhuret aromëmira ylberoshe
Edhe djalëbukuri mbushet shend e verë
Kur dashuron shtathedhurën sylaroshe.
Kjo lulestinë është çerdhe dashurie
E ushqen me vesë atë me fllad i rritë shtatin
Lum ata që kanë uratë Lartmadhëdhërie
Pullaz e kanë qiellin parajsë e kanë shtratin.
Të gjithë mëkatarët dhe ata zemërthyer
Që vrasin pa mëshirë atë ndjenjë hyjnie
Qofshin të mallkuar, si djalli të urryer!
Mos paçin kurrë në jetë bekim Perëndie!
