Ah…
Nëse ndjenë në shpirt kur ty të dhemb,
atëherë dihet që je i gjallë.
E nëse ndjenë kur dhembja tjetrit shpirtin i shemb,
atëherë je vërtet Njeri – të shkruan në ballë!
Se poetët Zoti i mbanë më afër vetës.
Kjo është një thënie shumë e vjetër.
Ata janë robër të dashurisë dhe të vërtetës.
Kjo është maksimë e saktë dhe s’ka tjetër.
Ah ore lum miku im njeri i mirë poet!
Ti që dhembjen time bashkëndjeve.
Ty të mbuloftë me Bekim Perëndia vet!
Sa shpirtshëm përmes vargut e rrëfeve.
