Friday, February 13, 2026
BallinaVitrina e libritLumni Nimani-Copë shpirti

Lumni Nimani-Copë shpirti

Kam ardhur shpesh tek ti,
shumë shpesh,
dhe nuk bëhem kurrë pishman.
Nga dashuri e prusht në mes nesh,
vetëm në prehërin tënd gjej derman.

Rrugët më çuan larg, në dhe të huaj,
shumë larg,
por një copë shpirti atje, tek ti, më mbeti.
Me fjalë zemre të kam qëndisur këtë varg:
Unë, biri yt, Atdhe,
në pergamenë betim, poeti.

Larg Atdheut, lumturia vjen rrallë,
shumë rrallë.
Nga mallëngjimi për atë tokë të shenjtë,
për të cilën mbushem me dashuri e mall,
që s’ka në këtë botë gjë më të shtrenjtë.

Më mungon shumë ajo gjuhë e Perëndisë,
shumë më mungon,
dhe ai Flamur i Gjergjit, bojë-gjak me shkabë,
që krenarisht, i lirë, në Dardani valon,
atje ku prehen qetë dy bijtë e mi,
dhe kanë mall për babë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT