Tuesday, March 10, 2026
BallinaVitrina e libritLumni Nimani -Kryetrimi

Lumni Nimani -Kryetrimi

Në atë Gadishull të Ilirisë
Pashë Lekën me perandorë
Me Justinianin e Dardanisë
E Konstandinin dorë për dorë.

Ngritën tempullin e Perëndisë
Në Stamboll N’grykë t’Bosforit
Atë mrekulli të Aja Sofisë
Për nder t’Zotit e t’Perandorit.

Kur këtë tempull të religjioneve
Për herë të parë unë vizitova
Pse Kombi im thash i tri feve,
Por me një Zot – tash kuptova.

N’atë qytet të Konstantinit
I njohur gjatë në histori
Qe Akademi e Kryetrimit
Nga pengmarrja në fëmijëri.

Artin e luftës aty zotëroi
shpallet më i miri në ushtri
Iskander Sulltani e nderoi
Gjeneral i parë në perandori.

Për ku m’je nis Gjergj o trim?
Tek armët ngjeshte e bëhej gati
Më tha: – një mik m’pret në takim
Te Molla e Kuqe Janosh Huniadi.

Në vend të luftës kundër tij
Që urdhër nga Sulltani e pati
treqind ushtarë për në Arbëri
Më t’mirët trima i bëri gati.

Nga Naisusi i Dardanisë
Gjergji u printe luftëtarëve
Drejt për në Krujë të Arbërisë
Për t’ngritur flamurin e të parëve.

Një çerek shekulli luftën fitoi
Kundër sulltanëve armiqëve t’zi
Nga toka e shqipeve prore i dëboi
I ktheu të humbur për në Azi.

Shpata e tij lart kurdoherë
Kokën bajlozëve u preu
Si shqiponja me dy krerë
Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT