Cingërron ora – mirëmëngjesi,
Dielli i dashur rrezet ndezi.
Laj fytyrën, pastroj dhëmbët.
Në shkollë nisem, shpejtoj këmbët.
Gjuhë shqipe në orë të parë.
Shkëlqejnë notat në ditar,
pastaj lënda e Historisë:
Lavdi dëshmorëve të lirisë!
Arte të bukura në orët tjera,
Këngë Atdheu si ngahera.
Për Kosovën Republikë,
në gjeografi dhe gramatikë.
Më në fund, detyrë shtëpie:
Të qëndis një flamur Arbërie.
Kështu e nderojmë Dardaninë.
Ta bashkojmë me Shqipërinë!
