Friday, February 6, 2026
BallinaVitrina e libritLumturi Lume Plaku-E ASHTU NË TRUBULLIRË…

Lumturi Lume Plaku-E ASHTU NË TRUBULLIRË…

Nëpër ankth,
shtrëngon syt në pagjumësi,
rrotullohet në torturë,
merr çdo fjalë të thënë, prej tij, në analizë.
Mbushur duf, inat, pikë loti,
dhimbje shpirti, rrahje zemre,
e sentimente të përziera
me përplasje, ik e hajde, re mendimesh,
që herë ngrihen, herë rrëxohen,
si dallgë deti, përmbi shkëmb
në mes dimrit, ndën furtunë e suferinë…
E ashtu gati thërrmuar,
ato ndjenja mblidhen prap, bëhen tok,
se vin prej një dashurie,
shumë të bukur e të fortë
që kur vritet, mbyt vetveten në pikë lot.


E ashtu në trubullirë,
nis i flet një zë i brëndshëm,
që e zgjon dhe mbas mesnatës…
Ngrehet vrik e rrëmben lapsin,
shkruan një, dy e tre,
një tufë fjalësh, e vazhdon, dy tre rrjeshta,
strofën e parë e një tjetër
e mbaron një poezi,
që ndrron thirrjet me zë shpirti…
Herë si klithja e zgalemit
për ca fjalë, që s’ju jep zgjidhje,
pastaj mëndja, që mban kyçur edhe gërmat,
nis, rrjeshton edhe fjalëmblat
me to strofa e poezisë, vjen e butë,
si puthja e dashurisë,
si strukja në krahëror e një thëllënxe,
lehtë e ëmbël, si cicërimë dallandyshje.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT