Po, unë jetoj
duke thithur nektarin e jetës,
jetoj pa ty.
Ti s’e di si ndjen kjo zemër,
si ndizet një arterie,
as s’e dëgjon dot
si rreh,
me vrullin e një stuhie të rebeluar buzë oqeanit.
Ti s’e di sa mure kam rrëzuar;
dhe nuk di se as për mbretërit nuk dua t’ia di.
Se unë jetoj
në plagën që përbuzet,
në heshtjen që ulërin,
në lotin e ngrirë dimrit tim.
Po, unë jetoj,
mbi lumturinë e verbër.
Shihmë, diellit i kaloj,
unë ëndrra.
Ti një fijë e këputur
në cigaren që tretet në ajër.
Unë jam era,
jam ajri,
stuhia që fshihet brenda teje,
ti prrushi që përvëlon
në shpirtin tim.
Kërko… në të!
