Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritMajlinda Pajaj -RINGRIHEM

Majlinda Pajaj -RINGRIHEM

Si shiu përdhe pikonin sytë,
kur pushon vala përmbi një zall,
me aromë bjeshke puthja e dytë,
ndërsa të parën dielli e ka marrë.

Çfarë vjen e shkon, ecën si hije,
dhe si furtuna, më shemb të tërën,
ashtu si pluhur do të ringrihem,
në breg me rërë më dëgjon ti zemrën.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT