Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritMakfire Canolli-RREZE DRITE PËR NE MBETE

Makfire Canolli-RREZE DRITE PËR NE MBETE

RREZE DRITE PËR NE MBETE

Në çdo varg je i gjallë
në çdo këngë e në çdo fjalë,
në çdo shkëmb je qiri
anë e këndë nënës Shqipëri!


Malet, fushat e bregoret
edhe lisat e gjatë,
bashkë me mbarë shqiptarinë
s’të harruan o Naim!


Edhe sot me vargjet tua
bashkë me zërin e bilbilit,
i këndojmë të gjithë së bashku
të gjitha këngët e Naimit!


Kan kaluar shumë dekada
ato tani u bënë shekull,
por për mbarë shqiptarinë
mbret i vargjeve keni mbetur.


Jo, jo nuk vdes poeti
në zemrat tona i gjallë mbeti,
s’të harron nënë Shqipëria
në shpirtë të ruan shqiptaria.


Ishe dhe mbete thesarë
i mbarë kombit shqipëtarë,
dalëngadalë s’i qiri u trete
rreze drite për ne mbete!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT