Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritMaki Maqedonci Canolli-GJURMËVE TË LASHTA

Maki Maqedonci Canolli-GJURMËVE TË LASHTA

GJURMËVE TË LASHTA

Para kryqit dhe gjysëm hënë,
jam Pellazg, Ilir, Dardan.


As me kish, as me xhami
por me timen shqiptari.


As në lindje, as n’perëndim
s’ka në botë si Atdheu im.


As një gjë n’këtë botë të egër
s’ka si shqipja më të vjetër.


Edhe toka për çdo ditë
gjithëandej sot po flet shqip.


Aty ku lindi shqiponja
shqip bekon edhe Dodona.


Aty gjithmonë zogu i shqiptarit
si feniks rilind pas zjarrit.


Se ku është shtëpia e Zotit
kryelartë tregon Mali i Tomorit!


Baba Tomorin t’parët tanë
e patën “Ungjill dhe Kuran”!


Për me i ditë fillet e luftës
shko aty n’muze të Krujës.


Për me i prek plagët e shqiptarit
shko në kullë të Adem Jasharit.


Për me na u dhënë e mira, e mbara
duhet t’ecim gjurmëve t’lashta.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT