Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritMakonda Ime -Rudina Muharremi Beja

Makonda Ime -Rudina Muharremi Beja

MAKONDA IME

-Ishmit, vendlindjes-

Atje, jashtë botës shtrihesh kryeneçe
Ti, Makonda ime,
mes lumit dhe detit,
Mes legjendës,
magjepsjes e të vertetës

Makonda ime!

Vendlindja ime!
Me të tutë Hoze, Aurelio e Rebeka
Ursula, Krespë e Amaranta
Me magjepsësen atmosferë e vetmi
Me burra të mënçur e gra të ëmbla.

Makonda ime!

Ku i gjalli me të vdekurin,
hyjshëm udhëtojne bashkë
Në hije të njeri-tjetrit,
Ku heshtë e mallit,
shpon tokën time të lashtë.

Makonda ime,
Në gji mban gjyshërit, bijtë, etërit!

Vendlindja ime
Qëndisur magjishëm,
me trille reale e qiej pa gardhe
Pasdite te largëta, mesnata të gjata,
ngulmues mëngjese
Shpresa këmbëzbathura,
që bregut të Rodonit, thurin gërshete

Ti, dheu im i mirë,
që kockën kujt s’ja trete…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT