Saturday, March 21, 2026
BallinaVitrina e libritMALLE QË S’NDAHEN PËRGJYSMË

MALLE QË S’NDAHEN PËRGJYSMË

Me mallet tona, ne luajmë si me grimca,
Herë i shtyjmë tej, herë i ftojmë përreth.
A dhe herë i ndajmë përgjysmë, të gjitha,
E ti pastaj më thua: – Më lër që të zgjedh!

Me mallet luajmë, ndërsa druhem të flas,
Po ti më pëshpëritë: – Ja u nda edhe malli.
Unë shoh dy djemtë, nga ty marrë shkas:
– Ja këtu s’të fal, do të zgjedh vetë i pari! Po sa skicoj dy dyshe, ndihem krejt bosh,
Të tre, bashkë me mua, për tek ty më ikin.
Mbetur edhe pa veten, ti më klithë: – Mos!
Të fola për mallin, ti më ndanë shpirtin!?

Poezi nga Sokrat Habibaj

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT