Sunday, December 28, 2025
BallinaSportMan City mposht West Hamin dhe merr primatin në Premierligë

Man City mposht West Hamin dhe merr primatin në Premierligë

Manchester City ka shënuar fitore sonte duke marr pozitën e parë në Premierligë.

“Citizens” triumfuan në shtëpi 2:0 ndaj West Hamit në ndeshjen e mbetur nga xhiroja e 28-të në elitën e futbollit anglez.

Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, por me një dominim total nga vendasit, shkruan Gazeta Express.

Nathan Ake realizoi me kokë për epërsinë e Cityt në minutën e 50-të.

Erling Haaland e dyfishoi epërsinë në minutën e 70-të me një gol të bukur.

Krejt në fund, Foden realizoi në të 85-tën për 3:0, çka ishte edhe epilogu i këtij takimi.

Me këtë fitore, Manchester City tani merr pozitën e parë në tabelë me 79 pikë, një më shumë se Arsenali, por City ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, West Ham mbetet i 15-ti me 34 pikë gjithsej. /Gazeta Express/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT