Thursday, February 5, 2026
BallinaSportMan Utd fiton falë dy penalltive ndaj Evertonit

Man Utd fiton falë dy penalltive ndaj Evertonit

Man Utd fiton falë dy penalltive ndaj Evertonit

Manchester United ka shënuar fitore të pastër 2:0 në shtëpi ndaj Evertonit, në kuadër të javës së 28-të në Premierligë.

“Djajtë e Kuq” shënuan dy golat e fitores në pjesën e parë dhe të dy nga pika e 11-metërshit, shkruan Gazeta Express.

Fillimisht, Bruno Fernandes kaloi vendasit në epërsi duke u treguar i saktë nga penalltia në minutën e 12-të të ndeshjes.

E më pas, Marcus Rashford ndoqi rrugën e bashkëlojtarit të tij dhe realizoi në minutën e 36-të.

Me këtë fitore, Manchester United shkon në kuoten e 47 pikëve në vendin e gjashtë në tabelë.

Në anën tjetër, Evertoni mbetet i 16-ti me 25 pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT