Manchester City ka triumfuar në finalen e Carabao Cup, duke mposhtur Arsenal me rezultatin 2:0, në një ndeshje të luajtur në “Wembley”.
Heroi i takimit ka qenë sulmuesi i ri Nico O’Reilly, i cili ka shënuar të dy golat në pjesën e dytë. Goli i parë ka ardhur në minutën e gjashtëdhjetë, pas një gabimi të portierit të Arsenal, Kepa Arrizabalaga, i cili nuk ka arritur ta kapë një top të Rayan Cherki.
Katër minuta më vonë, O’Reilly e ka dyfishuar avantazhin pas një goditje me kokë meqë paraprakisht ka pranuar një krosim të Matheus Nunes.
Arsenal e ka provuar të reagojë duke futur Noni Madueke dhe Riccardo Calafiori, por përpjekjet e tyre nuk kanë sjellë ndryshime në rezultat.
Kështu skuadra e Pep Guardiola e ka marrë titulllin e nëntë të Carabao Cup.
