Sunday, November 16, 2025
BallinaVitrina e libritManushaqe Hoxha Laçi -Kam gjak shqiptari

Manushaqe Hoxha Laçi -Kam gjak shqiptari

Kam ec zbath n’gjemba e n’ferra
Me gurë n’zemër e me forcë n’shpirt
S’më thyen mijëra net t’errëta
As rrebeshet s’më bënë të ik.

Prej gjakut t’venave m’rrjedh nji zjarr
Për me e fik s’ka lumë as det
Jam bir i shqipes që eci zvarrë
Dhe nëse rrufeja më godet.

S’dorëzohem kurrë, se s’e kam n’gjak
Dhe kur tanë bota pret me m’pa t’shtrim
Ngrihem n’fluturim, qofsha i ri a plak
N’krahët e jetës dhe me rrënjët n’besim.

M’kanë thanë “leje”, por kam vazhdu
Se n’Shqipni nuk rritet dorëzimi
Me ecë n’pluhur e n’baltë jam msu
Me ballin nalt, me shpirtin prej trimi.

S’ka shpatë që m’ban me ul kryet
S’ka stuhi që m’ban me u mshefë
S’dorëzohem kurrë, se jeta ime
Asht betejë e unë jam lufta vetë!

Edhe n’ditën kur fryma m’braktis
Do t’vdes si burrë, si prijës i pari
Se pamposhtja s’erdh rastësisht
Jam krenar, kam gjak shqiptari.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Poem by Luis García Montero:

Poems by Nikolle Loka

Poem by Emily Dickinson

Poem by Oliver Reeves