Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritManushaqe Hoxha Laçi-Këngë dashurie

Manushaqe Hoxha Laçi-Këngë dashurie

Mbi qerpikun tënd
Hapi fletët gonxhja
Për ty ditë e natë
Parfumonte aroma


Nën rrezet e diellit
Nën dritën e hënës
Për dashurinë, bilbili
Seç ia merrte këngës


Në gryka, në rrëza
Nga lart n’ato maja
Këndonte thëllëza
E zënë nga sevdaja


Nga malet, burimet
Në fushat, livadhet
Bashkë me blerimet
Kërcenin sorkadhet


Dhe krojeve n’male
Ju buronte kënga
Syri ndezi zjarre
Ku digjen dy zemra


Kur lulëzon dashuria
Nuk ka vend për fjalë
E ka bekuar perëndia
Është e ëmbël mjaltë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT