Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritManushaqe Hoxha Laçi-Kur vajza doli

Manushaqe Hoxha Laçi-Kur vajza doli

Fryu era e malit
sapo vajza doli.
Ja tundi fustanin
sa mendjen ma mori.

Ja tundi fustanin
e flokët mbi supe.
Aromë jargavanit
më e mira lule.

Fryu erë deti
aromë ledhatare.
Syri në sy mbeti
n’vajzën lozonjare.

Kur syrin ma hodhi
lulëkuqja në fushë.
Djersa çurk m’rrodhi
në faqe e gushë.

Kur në sy më pa
e më përshëndeti.
Heshti erë e malit
qeshi erë e detit.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT