Dehu në oqeanin e zemrës time të rindezur
mes përqafimit të ëmbël me frymë lumturie.
Më dhurove lulet më të freskëta të jetës
nga kopshti i shpirtit me aromë dashurie.
Me ty po jetoj një pranverë të dytë mes vjeshtës
ku çelin mimozat në duar e sytë e dritësuar.
Të mos mbetem peng i dashurisë së pashprehur
brenda mureve të zemrës e burgosur, e ngujuar.
Po i gdhend ndryshe ditët e mia në kalendar
se ty të kam dritë jeshile në rrugëtimin e jetës.
Si ortakë besnikë jemi në ditënetët ndezur zjarr
ku nuk kemi nevojë për numrin serial të biletës.
